EkonomiFinancë

Shpenzimet publike në shëndetësi u rritën me hapin më të ngadaltë që prej 2015-ës, pavarësisht pandemisë

0

Publikimi i INSTAT, “Shqipëria në Shifra” për vitin 2020, përmban të dhëna për thuajse çdo sektor të realitetit shqiptar, ku një zë i veçantë që trajtohet është ai i shpenzimeve publike në shëndetësi. Për vitin 2020, shpenzimet në sektorin e shëndetësisë kapën shifrat e 51.59 mld lekë duke zënë një peshë prej 3.21% në PBB-në e ekonomisë shqiptare.

Krahasimi me vitin 2019 tregon se shpenzimet publike në shëndetësi shprehur si përqindje ndaj PBB-së shënohen me rritje prej 0.2 pikë përqindje ose shprehur në mjete monetare do të ishte rreth 408 mln lekë më shumë për vitin 2020.

Por, po t`i shohim të dhënat me një sy tjetër, vëmë re se shpenzimet publike në shëndetësi gjatë vitit 2020, atë të pandemisë, janë rritur me vetëm 0.8%. Kjo është shifra më e ulët që prej vitit 2015, kur në fakt regjistroheshin në rënie. Të gjitha vitet pasuese, deri në 2019, shpenzimet publike janë rritur me një hap ndjeshëm më të lartë, deri në 8.5% në vitin 2017. Pra, 2020, pavarësisht se ka qenë vit pandemie dhe padiskutim viti më i vështirë për shëndetësinë shqiptare, shpenzimet publike në këtë sektor janë rritur me hapin më të vogël të 6 viteve të fundit. Të dhëna të tjera, të publikuara pak kohë më parë tregonin se shëndetësia ka pësuar rënien më të madhe të shpenzimeve nga pushteti vendor gjatë vitit 2020.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa kredi kanë shqiptarët për shtëpinë? 403 euro për frymë mesatarisht, Tirana me 856 euro, Elbasani i fundit, vetëm 90 euro

Postimi mëparshëm

Sezoni veror nuk e “mposhti” dot 2019-ën, – 289 mijë turistë më pak hynë në vend, mungojnë emigrantët. Rekord turistësh nga Kosova

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.