Tregti

Rritja e turizmit, impakt në tregtinë me pakicë/ Shitjet u shtuan me 5.9% në tremujorin e dytë 2024

0

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, pa llogaritur inflacionin gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 shënoi rritje me 5.9%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, raportoi INSTAT.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë 2024 është 6.2% më shumë se një vit më parë. Konkretisht, për grupin që përfshin “Ushqime, pije dhe duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve ka regjistruar një rritje prej 5.6%.

Në grupin” Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është vënë re një rritje edhe më e lartë prej 6.8%. Ndërkohë, për “Tregtinë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve ka shënuar një rritje prej 5.3%. Kjo është më pak se rritja e përgjithshme e tregtisë me pakicë, por tregon ende një kërkesë të qëndrueshme për karburante.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi ndikuan grupet kryesore në rritjen e përgjithshme të  tregtisë me pakicë. Sipas të dhënave rezulton se grupi i “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” ka qenë ndër më të ndjeshmit, duke kontribuar me 2.7 pp në rritjen totale. Grupi i “Ushqime, pijeve dhe duhanit në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka dhënë gjithashtu  një kontribut të konsiderueshëm prej 1.9 pikë. Ndërsa, “Tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” ka kontribuar  me 1.3 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1.2%. krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndërkohë, në grupet kryesore krahasuar me tremujorin e parë 2024, ndryshimet janë si më poshtë:

Në grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”shitjet janë rritur me 1.2%, më pas ndjek grupi “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”ku  volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, ka patur një rritje prej  1.4%. Ndërsa, në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht ka patur një rritje afërsisht 3 herë më të lartë se në  grupet e mësipërme. Konkretisht, rritja e volumit të shitjeve për këtë grup gjatë tremujorit të dytë të vitit aktual përllogaritet 4.8% më e lartë se në tremujorin e mëparshëm.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rreth 34 mijë shqiptarë u “shkëmbyen” me 3 mijë italianë! Italia, Gjermania dhe Greqia lëshuan më shumë leje qëndrimi për shqiptarët

Postimi mëparshëm

Humbëm 7.3 mln euro nga duhani kontrabandë/ Në vitin 2023 u konsumuan 100 milionë cigare, ose gati 2.9% e totalit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.