Tregti

Nga cilat shtete e importon Shqipëria mishin?/Prodhuesit më të mëdhenj botërorë, furnizuesit kryesorë

0

Mishi dhe nënproduktet e tij janë ndër produktet bazë të shportës së konsumatorit, por meqënëse Shqipëria nuk arrin të mbulojë nevojën e saj, ky produkt importohet. Por cilët janë furnizuesit kryesorë për tregun e mishit në Shqipëri?

Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, vihet re se importi i mishit ka patur një rritje të vazhdueshme mujore. Përkatësisht, në muajin qershor të vitit aktual, vendi ynë ka importuar kafshë të gjalla më së shumti nga Greqia, Turqia, Argjentina, Hungaria, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut.

Konkretisht, vlera e importit me Greqinë në muajin qershor të këtij viti  arriti në 105 milionë lekë, me Turqinë 112 milionë lekë, me Kosovën 192 milionë lekë, ndërsa nga Maqedonia e Veriut importuam vetëm 2.8 milionë lekë kafshë të gjalla. Theksojmë se Argjentina dhe Brazili janë prodhuesit më të mëdhenj botërorë të mishit, prandaj analiza do të përqëndrohet kryesisht në marrëdhënien tregtare që Shqipëria ka me këto dy shtete.

“Scan Intel” ka analizuar historikun e gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, për të kuptuar sesa na kushtoi importi i kafshëve të gjalla nga Argjentina dhe Brazili. Konkretisht në muajin qershor të vitit aktual importuam 2.1 milionë lekë kafshë të gjalla nga Argjentina dhe 268.4 milionë lekë nga Brazili.

Nëse analizën e shtrijmë në periudhën janar – qershor të këtij viti, vëmë re se vlera e importit të kafshëve të gjalla nga Brazili  arriti në 1.4 miliardë lekë, ndërsa nga Argjentina ky import ishte vetëm 4.6 milionë lekë, por kjo vlerë e ulët shpjegohet edhe nga fakti se nga Argjentina kemi importuar kafshë të gjalla vetëm në muajt mars, prill dhe qershor të këtij viti. Nga ana tjetër, shifrat tregojnë se në 6 muaj nga Greqia importuam 845 mln lekë kafshë të gjalla, nga Hungaria 876 milionë, nga Turqia 390 milionë dhe nga Kosova importi për këtë produkt arriti në 108 milionë lekë.

Të dhënat konfirmojnë Brazilin si partnerin kryesor të Shqipërisë, por marrëdhëniet e shkëmbimit edhe me shtetet si Greqia, Hungaria, Turqia, Kosova etj mbeten të qëndrueshme dhe të rëndësishme.

Gjithashtu, tendenca e importit të kafshëve të gjalla për mish është shfaqur në rritje vit pas viti, por këtë vit tendenca duket se ka qenë edhe më e fortë, duke arritur rekord në prill. Kjo rritje është nxitur nga  numri i lartë i turistëve të cilët kanë rritur konsumin e  mishit, si dhe nga rënia e numrit të bagëtive.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa është “mosha” mesatare e makinave në Shqipëri? INSTAT: Vetëm 1.1% e automjeteve janë të reja. 35.8% e tyre, mbi 20-vjeçare

Postimi mëparshëm

Qershori “sfidon” prirjet pozitive të sezonit turistik/ Ngadalësohet rritja e hyrjeve nga të huajt

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.