Tregti

Mobileritë, “bum” importesh në korrik/ Morëm nga jashtë rreth 1.5 miliardë lekë produkte, rekord historik

0

Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin Korrik të këtij viti flasin për ndryshime mjaft interesante sa i përket kapitujve të ndryshëm. Mes shifrave të “Institutit të Statistikave” lidhur me tregtinë, gjejmë produkte që kanë regjistruar rekord të padiskutueshëm të importit në muajin Korrik të vitit 2024. “Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar të të dhënave, ku në përfundim del se janë mjaft kaptuj që kanë shënuar rekord absolut.

Sipas INSTAT, importet e mallrave arritën vlerën 85 mld lekë në Korrik, duke u rritur me 21.1% në krahasim me një vit më parë. Mes kapitujve që kanë shënuar rritje, “Scan Intel” u ndal kryesisht tek “Mobileritë, krevate, dyshekët, llampat”. Ky grup jo vetëm që ka shënuar rritje me 69%, krahasuar me një vit më parë, por në muajin Korrik regjistron rekord historik të importit me një vlerë rreth 1.5 miliardë lekë. Kjo shifër është më e larta që nga muaji Janar i vitit 2005.

Treguesit e tregtisë së jashtme për importin e këtij grupi flasin për rekorde të vazhdueshme. Rekordi i dytë më i lartë regjistrohet në muajin Qershor të po këtij viti dhe rekordi i tretë në muajin Maj të vitit 2024. Pra, sipas të dhënave, shohim se importi i mobilieve, krevateve dyshekëve dhe llampave po vjen në rritje muaj pas muaji duke reflektuar kështu kërkesën e lartë që kanë shqiptarët për këtë kapitull. Por përse kjo kërkesë? Mund të lidhet me shtimin e apartamenteve të reja dhe gjithashtu ngritjes së strukturave të akomodimit në turizëm.

Theksojmë se nga totali i importeve prej 85 miliardë lekësh në Korrik të këtij viti, pesha e këtij kapitulli vlerësohet në 1.7%.

Por cilët janë partnerët kryesorë?

Referuar INSTAT, partneri kryesor tregtar në drejtim të importeve të mobilerive është Italia me një peshë prej 42%, pasuar nga Kina me 24%. Pra, këto dy vende kanë një peshë prej 66%, ose më shumë se gjysmë. Pasohen nga Turqia, Greqia dhe Kosova.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Restorantet dhe hotelet, Shqipëria më e lira në rajon/ Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë grup regjistrohet në 2.2%

Postimi mëparshëm

Sa të huaj zgjodhën Shqipërinë për të jetuar? Janë rreth 21 mijë me leje qëndrimi ose 18.2% më shumë se në vitin 2022

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.