Financë

Kreditë me probleme, vijojnë tendencat rënëse/ Shënon nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2008, pranë 5.06%

0

Norma e kredive me probleme ka shënuar rënie gjatë muajit Shtator, duke zbritur në 5.06%, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Ky është niveli më i ulët që nga nëntori I vitit 2008. Përgjatë vitit norma e kredive me probleme ka pasur ritme rënëse muaj pas muaji, përvec muajit Prill ku pati një rritje të vogël me 0.22 pikë përqindje në 5.42%, nga 5.2% që ishte për muajin Mars.

Treguesi I huave me probleme ndaj totalit të huave të bankave që veprojnë në vendin tonë, ka pësuar ndryshime të konsiderueshme përgjatë viteve ku vlerën më të lartë e shënoi gjatë shtatorit të vitit 2014, në 25% të kredive bruto. Kjo rritje e lartë erdhi si rezultat I pasojave të vonuara që prekën ekonominë e vendit tonë për shkak të krizës financiare globale të 2007 dhe 2008. Për të normalizuar raportin e kredive me probleme, Banka e Shqipërisë ndërmorri një sërë veprimesh dhe masash të cilat u reflektuan me uljen dhe stabilizimin e normës vit pas viti dhe në fund të vitit 2021 kjo normë ishte në vlerën 5.65%.

Nisur nga sfidat e fundit ekonomike që ka kaluar vendi pritej që këto “vështirësi” të reflektoheshin edhe në shtimin e kredive me probleme në sistemin bankar por ecuria e këtij treguesi vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe duket sikur ka tendecën të shkojë në nivelet e para krizës botërore ku mesatarisht kjo normë për vitin 2008 ishtë në vlerën 4.4%.
Qëndrueshmëria e normës së kredive me probleme tregon një sistem bankar të shëndetshëm, duke sjell një sërë aspektesh pozitive si në uljen e shpenzimeve në formën e provigjioneve për kreditë e këqija, tregon aftësi të mirë paguese të kredimarrësve si dhe rrit besimin e konsumatorëve duke stimuluar kredinë për ekonominë. Ajo çfarë duhet pasur në konsideratë është që norma e kredive me probleme mund të mos ketë “përthithur” akoma anomalitë e ndodhura së fundmi, pasojat e të cilave mund të ndihen në përiudhat në vazhdim.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Papunësia e të rinjve, si renditet Shqipëria? Me 27.1% të të rinjve të papunë, jemi ndër vendet më problematike në Europë

Postimi mëparshëm

Në një dekadë, mbi 15% e popullsisë në vend ka emigruar/ Tirana në vend të parë, ka “humbur” mbi 10% të familjeve plotësisht

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.