Financë

Kreditë me probleme, rekord i ri në tetor/ Pranë 5%, niveli më i ulët që nga nëntori i vitit 2008

0

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme vijon të shënojë rënie edhe gjatë muajit tetor. Të dhënat tregojnë se, gjatë tetorit, norma e kredive me probleme ka zbritur pranë 5%, duke lënë pas rekordin e muajit paraardhës, prej 5.06%.

Përgjatë vitit 2022, norma e kredive me probleme ka pasur ritme rënëse, përveç muajit Prill ku pati një rritje të vogël me 0.22 pikë përqindje në 5.42%, nga 5.2% që ishte për muajin Mars. Muaji Tetor shënon nivelin e ri më të ulët që nga nëntori i vitit 2008, dhe vihet re që është vetëm 0.04 pikë përqindje më e lartë. Ndërkohë krahasuar me një vit më parë, shohim që ky tregues ka pësuar rënie me 1.35 pikë përqindje, nga 6.35% që ishte për muajin Tetor të vitit 2021.

Treguesi i huave me probleme ndaj totalit të huave të bankave që veprojnë në vendin tonë, ka pësuar ndryshime të konsiderueshme përgjatë viteve ku vlerën më të lartë e shënoi gjatë shtatorit të vitit 2014, në 25% të kredive bruto. Falë ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërsië, në këto tetë vite, ky raport ka ardhur duke u normalizuar dhe ka  treguar tendencën për t’ju afruar normës së para krizës financiare globale, ku mesatarisht kjo normë ishtë në vlerën 4.4%.

Pavarësisht sfidave të shumta ekonomike me të cilat po përballet vendi, treguesi i kredive me probleme, vijon të qëndrojë i paprekur duke dëshmuar një sistem bankar të fortë dhe të shëndetshëm. Me një perfromancë të tillë të një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit bankar, sektori e ka më të lehtë që të vijojë të mbështesë bizneset dhe individët me huadhënie. Megjithatë, nuk duhet anashkaluar mundësia që pasojat e vështirësive ekonomike mund të reflektohen në normën e kredive me probleme në periudhat e ardhshme.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Profili i një të riu mesatar shqiptar/ Mashkull, në arsim të lartë, në punë, i pamartuar, flet një gjuhë të huaj, nuk lexon dhe nuk ndjek aktivitete kulturore dhe sportive

Postimi mëparshëm

Inflacioni “zbutet”, por jo për ushqimet/ Prekin rekord historik, 15.3% më të shtrenjta se një vit më parë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.