Tregti

Kosova, partneri kryesor për eksportet/ Në rritje edhe me Maqedoninë e Veriut. Serbia kryeson importet

0

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin maj të këtij viti, Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën  rreth 10.5% të volumit tregtar ku përfshihen importet dhe eksportet.

Panorama me këto shtete është e ndryshme, teksa Kosova është partneri kryesor i eksporteve dhe shteti ku kemi bilancin më të madh pozitiv me 2.7 mld lekë, ndërsa e kundërta, nga Serbia marrim më shumë importe dhe kemi deficitin më të madh tregtar me 645 mln lekë. Me Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën, Shqipëria rezulton me sufiçit tregtar.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi ka ndryshuar marrëdhënia e tregtimit mes vendeve të rajonit. Sipas shifrave, Shqipëria ka rritur eksportet në vlerë vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën me të cilat shkëmbeu respektivisht 3.8 mld lekë dhe 1.3 mld lekë, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të rajonit vlera e eksporteve ka rënë. Kjo rënie konstatohet në 30.1% në Bosnje-Hercegovinë, 35.2% në Malin e Zi dhe 11.2% në Serbi.

Sa i përket importeve në vlerë Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet vetëm me Kosovën, nga i cili morëm 1.15 mld lekë mallra ose 9.1% më shumë se një vit më parë, ndërsa me vendet e tjera vlera e importeve ka shënuar rënie, nga 11.4% me Malin e Zi, deri në 32.9% me Serbinë. Ndërkohë, lidhur me importet në vlerë rezulton se Serbia është burimi kryesor për vendin tonë, pasi vetëm në muajin maj të vitit aktual importuam 1.8 mld lekë mallra.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet në Shqipëri, më të lira se rajoni dhe BE-ja/ Në muajin Maj, inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.5%

Postimi mëparshëm

Blegtoria, rreth 12% më pak krerë të imta/ Bie edhe numri i gjedhëve e derrave. Bletët dhe shpendët, të vetmet me rritje

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.