Tregti

Korriku, rekord importesh të pijeve dhe duhanit/ Rreth 2.7 dhe 1.3 miliardë lekë, vlera më e lartë që nga viti 2005

0

Shifrat e tregtisë së jashtme për muajin Korrik veçojnë një sërë treguesish që kanë pësuar ndryshime interesante. Nëse analizojmë të dhënat e importit sipas kapitujve, shohim se disa prej tyre kanë shënuar rekorde, të nxitura kryesisht edhe nga ecuria mjaft pozitive e turizmit.

Mes kapitujve që kanë shënuar rritje, “Scan Intel” u ndal këtë herë kryesisht tek “Pijet, alkoolet dhe uthullat” dhe “Duhani dhe zëvëndësuesit e përpunuar të duhanit”. Nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi treguesit e tregtisë së jashtme del në pah se vlera e importeve të pijeve, alkooleve dhe uthullave gjatë muajin Korrik të këtij viti është më e larta që nga viti 2005.

Vlera e importit të pijeve arriti në rreth 2.7 miliardë lekë ose 24.2% më e lartë se i njejti muaj i vitit të kaluar. Nga shifrat e përpunuara, muaji i dytë me vlerën më të lartë të importit të pijeve është korriku i vitit të kaluar, kur llogariteshin rreth 2.2 miliardë lekë importe. Pra, Korriku i këtij viti ka arritur të thyejë rekordin e mëparshëm. Ky tregues është ndikuar kryesisht nga turizmi, por edhe nga temperaturat e larta që kanë shoqëruar muajn Korrik, duke rritur kështu kërkesën për pije.

Por si paraqiten pijet, alkoolet dhe uthullat sa i përket peshës së importeve ndër vite? Referuar të dhënave sa i përket importit të pijeve në volum, shohim se kemi të bëjmë me një tjetër rekord. Muaji Korrik i këtij viti ka regjistruar rekord edhe në volum, duke u rritur me 18%.

Nga ana tjetër, ndryshime kemi edhe sa i përket grupit të duhanit. Sipas të dhënave, ky kapitull regjistron shifrën e dytë më të lartë për muajin Korrik, që nga Janari i vitit 2005. Vlera e importit të duhanit dhe zëvëndësuesit të përpunuar të duhanit arriti në korrik një shifër prej 1.3 miliardë lekë. Nëse marrim në analizë vetëm muajin Korrik sipas viteve, importi i duhanit ka regjistruar rekord absolut këtë vit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa të huaj zgjodhën Shqipërinë për të jetuar? Janë rreth 21 mijë me leje qëndrimi ose 18.2% më shumë se në vitin 2022

Postimi mëparshëm

A po “frenohen” pritjet për rreth 14 milionë të huaj? Ngadalësohet rritja e hyrjeve në Korrik të këtij viti

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.