Tregti

Importi i drithërave u rrit me 74% në korrik/ Është vlera e katërt më e lartë që nga korriku i vitit 2005

0

Importi i drithërave arriti në rreth 5.9 miliardë lekë përgjatë periudhës Janar-Korrik të këtij viti, duke u rritur me 14%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.  Në një periudhë kohore prej katër vitesh, shohim se shifra e këtij shtatëmujori është më e lartë se viti 2023 dhe 2021, por më e ulët se shtatëmujori i vitit 2022.

Nëse do të flisnim vetëm për muajin korrik të këtij viti, vlera e importit të drithërave regjsitrohet në rreth 1.1 miliardë lekë. Të dhënat tregonë se importi është rritur ndjeshëm, krahasuar me korrikun e vitit 2023, me gati 74%. Nëse marrin në analizë importin e drithërave përgjatë të njëjtit muaj që nga viti 2005, shifrat tregojnë se korriku i këtij viti është vlera e katërt më e lartë. Rekordin absolut e mban korriku i vitit 2024-të, kur importoheshin rreth 1.5 miliardë lekë drithëra.

Ndërkohë, sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka rritur ndjeshëm prodhimin e drithërave, nga 690 mijë tonë në 2022, në 701 mijë tonë në 2023. Megjithatë, edhe pse ka rritje të prodhimit që nga viti 2020, shtatë muajt e parë të këtij viti dhe rritja e importit sidomos në muajin korrik tregojnë se varësia e Shqipërisë për drithëra nga importi vazhdon të mbetet e konsiderueshme. Por, vlen të përmbendet ndër të tjera edhe rritja e konsumit nga turizmi, e për pasojë rritja e kërkesës.

Por cilët kanë qenë partnerët kryesorë të importit për korrikun e këtij viti? Rusia mban vendin e parë, ndjekur nga Serbia dhe Ukraina, të cilët bëjnë tre partnerët kryesorë. Më pas vijon Maqedonia e Veriut dhe Italia.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ndryshon harta e partnerëve kryesorë tregtarë/ Shkëmbimet tregtare me Serbinë, në “ngërç”. Shënojnë rënie në korrik.

Postimi mëparshëm

Restorantet dhe hotelet, Shqipëria më e lira në rajon/ Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë grup regjistrohet në 2.2%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.