Tregti

Eksportet nuk e ndalin rënien edhe në gusht/ E thellojnë me 18.2%. Na “braktisin” partnerët kryesorë

0

Eksportet kanë vijuar të thellojnë rënien edhe në gusht të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit nga tregtia e jashtme. Nëse në korrik rënia u regjistrua me 12%, në muajin gusht rënia e eskporteve është thelluar në 18.2%. Kështu, sipas shifrave të INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë. Nëse shohim ndryshimin mujor, numrat flasin për një rënie prej 32.5%.

Nga ana tjetër, importet e mallrave arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 1.9%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me -19.4%, në krahasim me Korrikun e vitit 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 46 mld lekë, duke u rritur me 15.6%, krahasuar me Gushtin e vitit të shkuar.

Nëse flasim në terma tetëmujorë, të dhënat tregojnë se eksportet e mallrave arritën vlerën 255 mld lekë, duke u ulur me 14.9%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 595 mld lekë, duke u rritur me 3.2%, krahasuar me një vit më parë. Pra në harkun kohor të tetë muajve vërehet drama e eksporteve, e ndikuar kryesisht nga rënia e euros.

Që nga fillimi i vitit 2024 shihet se ndër grupet që kanë “fundosur” eksportet kanë qenë “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” dhe “Tekstile dhe këpucë”. Më konkretisht, gjatë muajit Gusht të këtij viti, në uljen e eksporteve prej 18.2%, kanë ndikuar negativisht të gjitha grupet, por kryesisht grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 10 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 3.7 pikë përqindje dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 2.8 pikë përqindje.

Po të flasim për importet shohim se pozitivisht kanë ndikuar kryesisht grupet “Ushqim, pije, duhan” me 1.5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 0.6 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0.5 pikë përqindje.

Nëse rikthehemi edhe njëherë të ekportet, por sipas vendeve partnere, të dhënat tregojnë se rënien më të madhe e kemi me Italinë, Kosovën dhe Greqinë. Nga ana tjetër patëm rritje me Gjermaninë, Kinën dhe Turqinë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Biznesi shqiptar, i prirur për të kërkuar forcë punëtore nga rajoni/ Kosova kryeson, shumica e bizneseve të Ballkanit Perëndimor shfaqen skeptikë

Postimi mëparshëm

Shqiptarët dhe malazezët, më të kënaqurit me çmimet/ RCC: Regjistrojnë normën më të lartë të personave që janë përgjigjur pozitivisht

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.