Çmimet

Çmimet në Shqipëri, sa në Gjermani/ Inflacioni sipas metodës së Eurostat arriti në 2.5% në Qershor

0

Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, tregues ky që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’. Në muajin qershor të vitit aktual ky indeks regjistrohet në 2.5%, ndërsa inflacioni po për të njejtin muaj sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 2.1%.

Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet, ndryshe nga më herët ku grupi “transporti” kontribuonte negativisht. Konkretisht, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me 1.30 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.09 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.15 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0.11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.31 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me 0.12 pikë përqindje.

Ashtu siç është sjellë në vëmendje edhe më parë, theksojmë se në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion, por ka diferenca të vogla për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacionit.

Ndryshe nga muajt paraardhës të këtij viti, rritja më e madhe e çmimeve, vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 3.8% pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.7%, “Veshje dhe këpucë” me 3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2.9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.6%,“Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.5%, “Shëndeti” me 2.4%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.3%. Ndërsa ndryshimi vjetor në grupet  “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Argëtim dhe kulturë” “Transporti” dhe “Komunikimi” varion nga 0.2% në 1.6%.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar si është ecuria e inflacionit  në shtetet e BE-së. Të dhënat tregojnë se vende si Belgjika, Rumania, Spanja, Hungaria dhe Holanda kryesojnë listën e shteteve me rritjen më të lartë të çmimeve, ndërsa mesatarja e BE-së vlerësohet në 2.6% në Qershor. Nga ana tjetër, Shqipëria rezulton të ketë një rritje çmimesh të barabartë me Gjermaninë dhe Francën. Krahasuar me vende si Norvegjia, Malta dhe Zvicra, çmimet në Shqipëri rezultojnë të jenë më të larta.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tekstilet vijojnë të “dënojnë” eksportet/ Ranë me 8.9% në Qershor. Ndikuan negativisht edhe ushqimet

Postimi mëparshëm

Bosnje Hercegovina, “besnike” ndaj produkteve shqiptare/ Në gjashtë muajt e parë të vitit, eksportet ranë me 4 nga 5 vende të rajonit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.