Tregti

Çfarë ndodhi me tregtinë e jashtme në Maj? Kafeja, diamantet, makinat dhe mobiliet, grupet që shënuan rekord historik importesh

0

Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin Maj të këtij viti flasin për ndryshime mjaft interesante sa i përket kapitujve të ndryshëm. Mes shifrave të “Institutit të Statistikave” lidhur me tregtinë, gjejmë produkte që kanë regjistruar rekord të padiskutueshëm të importit në muajin Maj të vitit 2024. “Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar të të dhënave, ku në përfundim del se janë katër kapituj që kryesojnë listën sa i përket nivelit të importeve.

Sipas INSTAT, importet e mallrave arritën vlerën 79 mld lekë në Maj, duke  rënë me 1.6%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 5.3%, në krahasim me një muaj më parë.

Por cilat janë kapitujt që shënuan rekord?

Grupi “Kafe, çaj dhe erëza” ka regjistruar nivel historik të importit nëse analizojmë shifrat që nga Janari i vitit 2005. Të dhënat flasin për 651 milionë lekë importe për këtë produkt në muajin Maj të këtij viti. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, importi i kafes është rritur me 70%.

Grupi i dytë nga kapitujt i cili ka shënuar rekord historik është “Perlat natyrale, gurët e çmuar, bizhuteritë, monedhat”. Duket se shqiptarët kanë rritur ndjeshëm kërkesën për diamante dhe metale të tjera të çmuara. Shifrat e tregtisë së jashtme, të publikuara nga INSTAT, tregojnë se maji i këtij viti ka njohur një nivel historik të importit të tyre, duke arritur shifrën e 679 milionë lekëve. Tendencë rritje të fortë ka pasur edhe muaji i kaluar. Është interesante kjo shifër duke marrë në konsideratë që rekordi i mëparshëm ëshë regjistruar në muajin Shkurt të këtij viti, muaj i cili përkon edhe me festën e Shën Valentinit.

Mjetet e transportit janë një tjetër produkt që po ashtu kanë shënuar rekord të importit në muajin Maj të këtij viti. Ky kapitull ka patur nivel të lartë të importeve jo vetëm në Maj, por që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar rritje të forta. Këtë e reflektojnë edhe shifrat e “DPSHTRR” në numrin e mjeteve të reja të rregjistruara në vendin tonë. Importi i mjeteve të transportit në Maj vlerësohet në 9.1 miliardë lekë.

Në vijim kemi grupin “Mobileritë, krevate, dyshekët dhe llampat, i cili po ashtu reflekton një kërkesë të shqiptarëve, duke ndikuar kështu edhe në nivelin e importeve. Rreth 1.4 miliardë lekë regjistrohen importet për këtë produkt në muajin Maj të këtij viti, nga 1 miliard që ishtë në të njejtën periudhë të një viti më parë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve/ Sa prej tyre flasin disa gjuhë të huaja, sipas Censit 2023?

Postimi mëparshëm

Kush hoqi dorë nga shtetësia shqiptare? Mbi 800 persona, dominojnë femrat dhe moshat e reja

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.