Tregti

Çfarë mallrash morëm nga Greqia dhe Turqia?/ Në 6-mujorin e parë importuam kryesisht ushqim, pije, duhan dhe materiale ndërtimi

0

Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin qershor të këtij viti, të publikuara nga INSTAT, tregojnë për një rritje të importeve me 2.1% duke arritur kështu vlerën e 77 mld lekëve. Nëse analizojmë shifrat e importit sipas grupmallrave me vendet partnere rezulton se në 6-mujorin  e parë të vitit aktual rritja  më e lartë e vlerës së importeve u regjistrua me shtetet si  Greqia dhe Turqia. Përkatësisht, gjatë periudhës janar -qershor 2024 me këto shtete importuam 16.8% dhe 16.73% më shumë malla se një vit më parë.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se çfarë mallrash importuam më shumë. Gjatë periudhës janar-qershor 2024 vendi ynë importoi nga Greqia më shumë ushqim, pije  dhe duhan, vlera e të cilave arriti në 9.5mld lekë, po ashtu ka importuar 5.07 mld lekë  minerale, lëndë djegëse dhe  energji elektrike, si dhe 4.9 mld lekë  materiale ndërtimi dhe metale.

Ndërsa, nga Turqia gjatë kësaj periudhe importuam më shumë materiale ndërtimi dhe metale si dhe makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Konkretisht në vlerë këto importe arrijnë në afro 11 mld lekë dhe 15 mld lekë.

Por si kanë ndryshuar importet me vendet partnere gjatë 6-mujorit të parë të  vitit aktual krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë? Të dhënat zyrtare flasin për një rritje të importeve me Greqinë për artikujt prej lëkure me 697.6% dhe për “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 59%. Për zërat e tjerë, importet janë rritur nga 2% në 23.2% përkatësisht.

Ndërsa, me Turqinë rritja më e madhe e importeve regjistrohet për makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi  me 75.2% dhe materiale ndërtimi dhe metale me 42.7%. Në të kundërt, importet  për zërat tekstile dhe këpucë, ushqim, pije duhan dhe prodhime druri dhe letre ranë nga 9.2% në 24.4%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kampingu, preferenca e re e akomodimit/ Në Maj, numri i vizitorëve në hapësirat për kampingje pati rritjen më të lartë

Postimi mëparshëm

Sa është “mosha” mesatare e makinave në Shqipëri? INSTAT: Vetëm 1.1% e automjeteve janë të reja. 35.8% e tyre, mbi 20-vjeçare

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.