Tregti

Bosnje Hercegovina, “besnike” ndaj produkteve shqiptare/ Në gjashtë muajt e parë të vitit, eksportet ranë me 4 nga 5 vende të rajonit

0

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Qershor të këtij viti, Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, pëkatësisht me Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën rreth 11.8 miliardë lekë shkëmbime tregtare, ku përfshihen importet dhe eksportet.

Panorama me këto shtete paraqitet e ndryshme dhe shifrat tregojnë se kemi edhe surpriza. Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se edhe për muajin Qershor, Kosova është partneri kryesor i eksporteve dhe shteti ku kemi bilancin më të madh pozitiv me 1.5 mld lekë, ndërsa e kundërta, nga Serbia marrim më shumë importe dhe kemi deficitin më të madh tregtar me 1.2 mld lekë. Me sufiçit tregtar jemi edhe me Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, por me Maqedoninë e Veriut i jemi rikthyer sërish defiçitit. Sipas të dhënave, me këtë vend kemi marrë rreth 26 milionë lekë më shumë importe se eksporte.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi ka ndryshuar marrëdhënia e tregtimit mes vendeve të rajonit. Sipas shifrave, Shqipëria ka rritur eksportet në vlerë me Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, ndërsa me Serbinë dhe Malin e Zi vlera e eksporteve ka rënë. Kjo rënie konstatohet në 30.3% në në Malin e Zi dhe 6% në Serbi.

Sa i përket importeve në vlerë Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet vetëm me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, nga të cilat morëm 132.9% dhe 7.7% më shumë mallra se një vit më parë, ndërsa me vendet e tjera vlera e importeve ka shënuar rënie, nga 7% me Bosnje Hercegovinën, deri në 36.5% me Malin e Zi.

Por çfarë thonë shifrat për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024? Përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit, në drejtim të eksporteve ka qëndruar besnike vetëm Bosnje Hercegovina. Vetëm me këtë vend të rajonit Shqipëria ka shënuar rritje të eksporteve me 2.4%, ndërkohë rënien më të madhe e ka regjistruar me Malin e Zi me 32%. Nga ana tjetër, sa i përket importeve në gjashtë muaj, rritje kemi patur vetëm me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet në Shqipëri, sa në Gjermani/ Inflacioni sipas metodës së Eurostat arriti në 2.5% në Qershor

Postimi mëparshëm

Në 90% të profesioneve, burrat kanë pagë më të lartë/ Por, gratë paguhen më shumë për pozicionet drejtuese

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.