Barometri Ekonomik

Biznesi shqiptar, i prirur për të kërkuar forcë punëtore nga rajoni/ Kosova kryeson, shumica e bizneseve të Ballkanit Perëndimor shfaqen skeptikë

0

Sipas të dhënave të publikuara nga Barometri i Ballkanit 2024, tendenca e bizneseve në Shqipëri për të kërkuar forcë punëtore nga ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor duket të jetë mjaft e moderuar. Bizneset shqiptare shfaqen më të hapura ndaj këtij opsioni krahasuar me shtetet fqinje, përveç Kosovës e cila renditet e para për interesin e treguar ndaj burimeve njerëzore nga rajoni.

Konkretisht, sondazhi tregon se 6% e bizneseve në Shqipëri janë “shumë të prirura” për të kërkuar forcë punëtore nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që 19% janë “disi të prirura”. Megjithatë, një përqindje e lartë prej 39% e bizneseve është “pak e prirur”, ndërsa 32% janë “shumë të pa prirura” për të ndjekur këtë rrugë.

Në një analizë të gjerë rajonale, rezulton se Kosova ka interesin më të lartë për të kërkuar forcë punëtore nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me 9% të bizneseve që janë shumë të prirur dhe 44% që janë disi të prirur. Ndërkohë, 5% e bizneseve nga  Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shprehen shumë të optimistë dhe të prirur për të ndjekur këtë strategji.

Në anën tjetër, Serbia shfaqet më e pa interesuara, ku vetëm 3% e bizneseve janë shumë të prirur për të ndjekur këtë strategji, ndërsa 59% janë pesimstë mbi këtë alternativë.

Rezultatet e sondazhit  për Shqipërinë dhe rajonin mund të ndikohen nga një sërë faktorësh për marrjen e vendimeve të bizneseve për të kërkuar forcë punëtore nga jashtë kufijve të tyre. Ato mund të përfshijnë barrierat ligjore, kostot operative apo edhe mungesën e kualifikimeve të nevojshme në tregun lokial.

Në përfundim konkludojmë se Shqipëria tregon një gatishmëri të moderuar për të integruar punonjës nga ekonomitë fqinje, ndërkohë që Kosova pozicionohet në vendin e parë në listë që mbështet këtë strategji  për kapitalin njerëzor.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sektori bankar me rritje edhe në gusht/ Aktivet kalojnë vlerën e 7.5 miliardë lekëve

Postimi mëparshëm

Eksportet nuk e ndalin rënien edhe në gusht/ E thellojnë me 18.2%. Na “braktisin” partnerët kryesorë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.