Tregti

A po e teprojmë me importin e çadrave të diellit? Regjistrohet sërish rekord në qershor, vlera arriti në 71.5 milionë lekë

0

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti importi i çadrave të diellit u rrit me gati 50%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur vlerën e 255 milionë lekëve. Ndryshe nga vitet e mëparshme, të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë një rritje të fortë të blerjeve të artikujve që nevojiten për sezonin veror. Theksojmë se këtë vit tendenca rritëse e importeve është konstatuar shumë më herët se zakonisht dhe përgjatë muajve janë regjistruar edhe rekorde.

“Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin qershor duke u ndaluar kryesisht në produktin e çadrave të diellit. Duke qenë se pritshmëritë për numrin e turistëve kanë qenë të larta, por në gjashtë muajt e parë janë shënuar vetëm 4.5 milionë hyrje nga shtetas të huaj, a mund të themi se importi i tyre ka qenë i tepërt?

Shifrat tregojnë se jo vetëm muaji prill rezultonte me rekord importi, por edhe qershori ka performuar mirë në këtë drejtim. Të dhënat flasin jo vetëm për një rritje të importeve të artikujve të sezonit turistik në vlerë, por është regjistruar rekord krahasuar me të njëjtin muaj të viteve të mëparshme. Konkretisht, në terma vjetorë gjatë këtij qershori sasia e importuar e çadrave të diellit u rrit me 214% si dhe vlera e tyre arriti në 71.5 milionë lekë

Por rekordi nuk reflektohet vetëm nëse shifrën e muajit qershor e krahasojmë me qershorin e viteve të kaluara. Nëse analizojmë importet e këtyre produkteve që nga muaji janar i vitit 2005, shohim se shifra e importit të çadrave të diellit në qershor të vitit 2024 është rekordi i tretë më i lartë.

Por nga i marrim çadrat e diellit? Shifrat e INSTAT tregojnë se partneri kryesor është Italia me 37% të peshës, pasuar ga Bosnje Hercegovina, Kina dhe Turqia.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Jo vetëm lindjet, por edhe vdekjet “kërcënojnë” popullsinë/ Në 10 qarqe të vendit u regjistruan më pak bebe

Postimi mëparshëm

Turizmi i kampingjeve, çmimet më të lira në Europë/ Ndikuan në rritjen e numrit të netë qëndrimeve në vend

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.