Tregti

Rreth 84% e mjeteve në Shqipëri janë të përdorura/ Por, cilat marka preferojnë shqiptarët ti blejnë të reja?

0

Gjatë periudhës janar maj 2024, janë regjistruar për herë të pare 41,595 mjete gjithsej, nga të cilat 84% janë mjete të përdorura dhe vetëm 16% janë mjete të reja. Nga rreth 35,000 mjete të përdorura, 77% e tyre janë importuar, ndërsa pjesa tjetër janë blerë nga koncesionarë ose shitës të autorizuar. I njëjti trend vihet re edhe për makinat e reja, ku më shumë se 70% e tyre janë importuar nga jashtë.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e publikuara nga DPSHTRR për të kuptuar preferencat e shqiptarëve në blerjen e mjeteve të reja dhe të përdorura. Nisur nga të dhënat zyrtare, rezulton se 3 markat kryesore të përdorura në Shqipëri janë “Volkswagen”, “Mercedez Benz” dhe “Audi”, që zënë përkatësisht 21%, 15.8% dhe 10.5% të totalit të mjeteve të regjistruara, gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti. Në të kundërt më pak të preferuara për t’u përdorur mbeten markat Opel, Fiat dhe BMV.

Në një analizë më të detajuar të shifrave, vëme re se për të gjitha markat përveç Fiatit, makinat e përdorura janë gati dyfish më shumë se makinat e reja. Ky hendek është më i dukshëm tek marka “Mercedez Benz” ku janë regjistruar 6,436 mjete të përdorura dhe vetëm 158 të reja, ndjekur nga “Volkswagen” me 8,150 mjete të përdorura dhe 593 mjete të reja gjithsej në pesë muajt e parë të vitit.

Nga ana tjetër, shifrat thonë se “Fiat” është marka me numrin më të lartë të mjeteve të reja të regjistruara gjatë kësaj periudhe ndërsa marka që ka numrin më të lartë të mjeteve të përdorura është “Volswagen”. Kjo e fundit është edhe marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore.

Pra, historiku i të dhënave tregon se kërkesa për makina të përdorura ka ardhur në rritje dhe tregu po furnizohet me këto mjete gjithnjë e më shumë. Kjo rritje e shitjeve mund të jetë favorizuar edhe nga platformat online. Transparenca dhe simetria e informacionit midis klientëve dhe blerësve, rritja e kanalit të shitjeve në internet, programi i certifikuar i automjeteve të përdorura janë të gjithë elementë të rëndësishëm në nxitjen e zgjerimit të këtij tregu.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rrogat në privat, rreth 24% më të ulta se shteti/ Administrata dhe kontributin më të lartë në rritjen vjetore

Postimi mëparshëm

Numri i OJF-ve, rekord në vitin 2023/ Numërohen mbi 2,500 në total, në 10 vite u rritën me gati 20%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.