Raporte

18 aplikime për një punë në shtet/ 31 vjeç mosha mesatare e aplikantit, 38 vjeç për t`u ngritur në detyrë

0

Sipas shifrave referuar raportit vjetor të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2022 ka patur mesatarisht rreth 17.9 aplikime për një pozicion pune në shërbimin civil. Ky tregues llogaritet bazuar në numrin e aplikimeve total për pozicione të shpalluara. Nisur nga atë dhënat e raportit për vitin 2022 janë regjistruar 19,173 aplikime në total për 1.070 pozicione të shpalluar gjithsej. Nga 19,173 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura vetëm 50% e tyre. Kur flasim për numrin e aplikantëve të cilët janë të kualifikuar, numri i tyre zbret mesatrisht në 8.96 aplikantë për një pozicion për vitin 2022.

“Scan Intel” e ka analizuar këtë tregues ndër vite për të parë se si ka qenë tendenca  e numrit të aplikimeve në administratën publike. Karahasuar me vitin 2021 numri mesatar i aplikimeve për një pozicion është rritur me gati 3 aplikime më shumë, nga 15 që ishin mesatarisht në vitin 2021. Ndërkohë, krahasuar me vitin 2020, paraqiten me rënie. Referuar periudhës nga viti 2001 deri në vitin 2022 rekordi i numrit të aplikime regjistrohet në vitin 2020 me 24 aplikime për pozicion. Në 22 vite në total të marra në analizë vitet me numrin më të lartë të aplikime, përveç rekordit të vitit 2020, rezultojnë viti 2018-të me 22 aplikantë, viti 2017-të me 18 aplikantë dhe viti 2022 me 17.9 aplikantë.

Por si ka qenë shpërndarja e pozicioneve vakante sipas planit të rekrutimit për vitin 2022? Plani vjetor i pranimit për vitin 2022 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, përfshiu 855 pozicioneve të lira. Përkthyer në përqindje sipas kategorive, rreth 70.64% e pozicioneve i përkasin nivelit ekzekutiv, pra nivelit bazë të pozicioneve në shërbimin civil. Ndërkohë, rreth 22.22% e pozicioneve të përfshira në planin vjetor të rekrutimit i përkasin kategorisë së ulët drejtuese, rreth 6.2% kategorisë së mesme drejtuese dhe 1% Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues.

Nga ana tjetër, “Scan Intel” ka analizuar edhe emërimet sipas procedurës. Sipas shifrave rreth 44.3% e emërimeve kanë qenë pranim në shërbimin civil, rreth 21.3% kanë qenë lëvizje paralele dhe 16.7% ngritje në detyrë.

Nga të dhënat e raportit vihet re se mosha mesatare e atyre që aplikojnë, pavarësisht llojit të procedurës, ka qenë 31 vjeç, ndërkohë, mosha mesatare e aplikantëve për t’u pranuar në shërbimin civil ka qenë 28 vjeç dhe mosha mesatare e atyre që aplikojnë për ngritje në detyrë ka qenë 38 vjeç.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tregu “me letra” i qiradhënies vlen €273 milionë/ Shifrat e 2022-shit flasin për një rekord të ri historik, në rritje me 63% krahasuar me 2015-tën

Postimi mëparshëm

Biznesi i bulmetit/ Analiza e tregut, “Erzeni” `rrëmben` vendin e parë, kompanitë dyfishojnë fitimin

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.